Home Ferizaj Vjedhjet vazhdojnë: Cak i hajnave një shtëpi në Gaçkë të Ferizajt, ‘avullohen’ 12 mijë euro

Vjedhjet vazhdojnë: Cak i hajnave një shtëpi në Gaçkë të Ferizajt, ‘avullohen’ 12 mijë euro

by 05
0 comment

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Gaçkë të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur mbrëmë, kur persona të panjohur janë futur brenda një shtëpie ku kanë arritur që të marrin 12 mijë euro, para dhe stoli ari.

Me të shkuar në shtëpi, pronari ka vërejtur se paratë që i kishte lënë në dhomën e fjetjes nuk janë më aty, me ç’rast ka njoftuar Policinë se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave.

Pasi është denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar viktimën, i cili ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se mund t’i ketë marrë paratë.

Nga ekzaminimet e kryera të Policisë, është vërejtur se hajnat kanë përdorur force për të hyrë brenda hapësirave të shtëpisë, teksa janë vënë në lëvizje që t’i identifikojnë personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]