Home Ferizaj Vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj, hajnat kapin mall në vlerë të 10 mijë eurove

Vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj, hajnat kapin mall në vlerë të 10 mijë eurove

by 05
0 comment

Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar humbje dhe pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur sot ën orët e mëngjesit, në një lokal në fshatin Dardani të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se lokali “Termo Lumi” ka qenë cak i hajnave, ku dyshohet se u vodhën mallra të ndryshme, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Ngjarja ka ndodhur në pikë të mëngjesit, ashtu që hajnat kanë depërtuar brenda me forcë, duke thyer derën e lokalit, prej ku morën mallin dhe u zhdukën për pak minuta.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që viktima ka përshkruar në detaje se si e gjeti lokalin kur e hapi sot.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, si dhe inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]