Home Ferizaj Visar Azemi zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Visar Azemi zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

by 05
0 comment

Dega e LDK-së në Ferizaj mbajti Kuvendin Zgjedhor ku Visar Azemi u zgjodh kryetar i degës.

Azemi, i cili së fundi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, u prit jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj dhe kjo në fund u kurorëzua me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege, njofton Klankosova.tv.

Në fjalimin që e mbajti në mesin e shumë delegatëve, bashkëpunëtorëve, dhe aktivistëve të LDK-së në Ferizaj, ai theksoi se angazhimi i tij për zhvillim në këtë komunë dhe Kosovë është i përhershëm.

Kurse, kryetari Lumir Abdixhiku, hapin e ka quajtur vlerë.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë ai për Azemin.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]