Home Ferizaj “Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt

“Veturat inteligjente” të Policisë, fillon patrullimi në rrugët e Ferizajt

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka filluar patrullimin me “vetura inteligjente” në rrugët e rajonit të Ferizajt.

“Vetura inteligjente” është e pajisur me sensorë e radarë e cila gjatë patrullimit monitoron rrugën, identifikon kundërvajtësit, bënë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë.

“Gjithashtu, kjo veturë ka mundësinë për detektimin e automjeteve në tejkalim në vijë të plotë, përdorimin e telefonit dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin, e më pas të dhënat i dërgon në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe pastaj shqiptohet gjoba, sipas kundërvajtjes së shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë, se me çfarë shpejtësie po lëvizin, përmes targave të veturës së detektuar, nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura dhe gjithashtu bënë identifikimin e personave të cilët janë të kërkim policor.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes në komunikacion, ngaqë “vetura inteligjente” mund të detektojë kundërvajtjet në lëvizje dhe të gjobiten pa u ndalur. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]