Home Ferizaj Vdes ish-drejtori i Urbanizmit në Ferizaj

Vdes ish-drejtori i Urbanizmit në Ferizaj

by 05
0 comment

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se sot u nda nga jeta  inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në këtë qytet dhe ish-drejtori i Urbanizmit, Zeqir Baftiu.

Ai teksa i shprehu ngushëllime familjes së Baftiut, theksoi se jamë momente pikëllimi, “për të gjithë ne që e njohëm e bashkë punuam me të ndjerin”.

“Nga i ndjeri, përveç shembullit plot virtyte njerëzore e të përkushtimit profesional, do të kujtoj gjithmonë, respektin e mirësinë e veçantë që pakursim ndau me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, shkroi ai në Facebook.

“Dashuria e mirësia njerëzore, këshillat e tij, mendimet e vyera, sjellja brilante, profesionalizmi i lartë e energjia pozitive që e karakterizonte gjithmonë, janë vlerat dalluese, eprore të karakterit të tij njerëzor e profesional”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]