Home Ferizaj Valon Ramadani kandidon përsëri për kryetar të LVV në Ferizaj 

Valon Ramadani kandidon përsëri për kryetar të LVV në Ferizaj 

by 05
0 comment

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, Valon Ramadani, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kandidaturën për një mandat tjetër si krywtar i kësaj partie në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ” me energji të reja e më të mëdha se kurrë më parë, bashkë do t’i prijmë Lëvizjes në Ferizaj drejt rritjes së numrit të deputetëve që Lëvizja merr në këtë komunë, drejt opozitarizmit komunal me synim bërjen e një qyteti të jetueshëm e që i përgjigjet nevojave të çdo qytetari e secilit komunitet grupmoshe”.

Postimi:

Të jesh Vetëvendosje!, nënkupton të mos ndalesh. Nënkupton jo vetëm t’i vazhdosh, por t’i rrisësh përpjekjet duke e synuar gjithnjë më të mirën.

Sot dorëzova kandidaturën time për një mandat tjetër si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Ferizajt. Përveçse kanë mbetur shumë çështje në proces, i tillë është edhe vullneti i shumë aktivistëve e anëtarëve tonë, puna dhe kërkesat e të cilëve janë udhërrëfyesi i organizimit tonë.

Bashkë kemi vepruar gjithnjë sipas statutit, programit dhe idealit të Lëvizjes. Kemi qenë të vendosur e të palëkundur, kur e ka kërkuar mbrojtja e Atdheut, kemi qenë bashkëpunues përtej çdo dallimi kur ky ka qenë interes i qytetarëve. Me energji të reja e më të mëdha se kurrë më parë, bashkë do t’i prijmë Lëvizjes në Ferizaj drejt rritjes së numrit të deputetëve që Lëvizja merr në këtë komunë, drejt opozitarizmit komunal me synim bërjen e një qyteti të jetueshëm e që i përgjigjet nevojave të çdo qytetari e secilit komunitet grupmoshe, dhe drejt forcimit të strukturave tona në qytet, fshat e çdo shtresë shoqërore. Mbi të gjitha do të punojmë për angazhimin e sa më shumë ekspertëve, intelektualëve, njerëzve me vlera nga komuna jonë, duke mbajtur gjithmonë raport sa më të afërt me deputetët e anëtarët e qeverisë që vijnë nga kjo komunë.

Uroj që të ketë garë, gjithsesi të hapur e fer, garë brenda bashkëpunëtorëve të së njëjtës organizatë, me ide e projekte që e bëjnë më të mirë e më efektive punën tonë.

Ju faleminderit e mirupafshim në takimet tona!

Valon Ramadani


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]