Home Ferizaj Vajzën e dhunuar në Ferizaj familja e martoi në moshën 15-vjeçare, detaje se si përfundoi në duart e dhunuesve

Vajzën e dhunuar në Ferizaj familja e martoi në moshën 15-vjeçare, detaje se si përfundoi në duart e dhunuesve

by 05
0 comment

Sot u raportua për një rast të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë. Por ky rast i trishtë është edhe me tronditës. Vajza përfundoi në duart e dhunuesve pasi familja e martoi në moshën 15-vjeçare.

Dhuna e tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës ajo dëshironte të ndahej nga burri, por s’u lejua prej prindërve të saj. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Por si u takua dhe çfarë rrëfeu viktima para zyrtarëve policorë?

Biseda në rrjete sociale me të dyshuarin F.E., e bindi vajzën që të vendos për të jetuar me të dhe ashtu edhe ndodhi. I dyshuari e mori në fshat viktimën dhe nisën bashkëjetesën për disa muaj. Kjo kohë për të ishte e tmerrshme, pasi ka përjetuar dhunë fizike e pisikike në mënyrë sistematike.

Për të shpëtuar edhe kësaj radhe, vajza u njoftua me një person tjetër. Në deklaratën e saj thuhet se me burrin tjetër ka qëndruar vetëm disa ditë, pasi ai u largua nga Kosova, por kjo mbeti në shtëpinë e tij.

Meqë edhe kësaj radhe ishte viktimë, ajo vendosi të kthehej në familjen e saj. Rruga për në Suharekë i doli e trishtë. Ajo e takoi sërish të dyshuarin F.E., i cili ia zuri pritën dhe me forcë e dërgoi në Ferizaj. Atje, dyshohet se e dhunoi në një motel, kur përveç që e keqtrajtoi seksualisht, dyshohet se edhe e sulmoi fizikisht.

Dhuna seksuale, fizike e pskike që ushtroi ndaj vajzës herën e dytë, dyshohet se F.E., e bëri nën akuzat se vajza e tradhtoi. Për të marrë hak, pasi abuzoi seksualisht me të, ai e dërgoi në një lokal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e detyroi të punojë si kamariere.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç’rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”. /Gazeta Sinjali


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]