Home Ferizaj Vajza kontakton me personin që po i hap llogari false në internet, ferizajasi e kërcënon: Kur të takohemi kom me t’ngrehë zhag

Vajza kontakton me personin që po i hap llogari false në internet, ferizajasi e kërcënon: Kur të takohemi kom me t’ngrehë zhag

by 05
0 comment

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari false të njerëzve që ‘nuk ekzistojnë’ dhe në emrat e qytetarëve të cilët bien pre e keqpërdorimit të identitetit të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në Ferizaj, ku viktimë është një vajzë e re, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka paraqitur në Polici vetë 20-vjeçarja e cila ka deklaruar se ka kontaktuar me personin që ka hapur llogarinë në rrjetet sociale në emër dhe me fotografi të saj. Por në vend se të marrë një kërkimfalje, e reja u përball me kërcënime serioze nga i dyshuari.

I dyshuari nuk ka pranuar që t’i tregojë asaj se kush fshihet prapa llogarive false, por ka kërcënuar vajzën se do e tërheq zvarrë posa të takohen.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta identifikojnë personin e dyshuar, i cili më pas u arrestua.

Pas intervistimit në stacion policor, Prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]