Home Shtime ShTIME/ Beqa emërohet nënkryetar i Komunës së Shtimes

ShTIME/ Beqa emërohet nënkryetar i Komunës së Shtimes

by 05
0 comment

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka emëruar nënkryetarin e Komunës, z.Faruk Beqa. Në këtë mbledhje, ishte prezent edhe kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtorët komunalë si dhe pjesëtarët e kabinetit, të cilët i uruan mirëseardhje.

Kryetari Aliu pasi e uroi nënkryetarin Beqa, theksoi se një personalitet dhe intelektual i formuar si z.Beqa, do të ndihmojë e lehtësojë mbarëvajtjen e punëve në qeverisjen komunale. Tutje
u shpreh se “Një pozitë e tillë mbartë përgjegjesi dhe është detyrë e rëndësishme në funksionimin e ekzekutivit dhe se z.Beqa do jetë një vlerë e shtuar si personalitet dhe si profesionist me përvojë në fushat ku ka punuar e vepruar.”

Ndërsa nënkryetari Beqa, pasi falenderoi kryetarin Aliu dhe kabinetin qeverisës për mikëpritjen e besimin, potencoi se do të angazhohet maksimalisht në kryerjen e detyrës së besuar me nder e përgjegjësi dhe se në bashkëpunim të mirë me kabinetin do të punojnë në dobi të qytetarëve dhe zhvillimin e komunës së Shtimes.

Përndryshe, z.Faruk Beqa është i lindur me datë 25 dhjetor të vitit 1961 me vendbanim të përhershëm në Shtime. Shkollen fillore dhe të mesme i ka kryer në Shtime dhe Ferizaj, ndërsa studimet e larta i ka ndjekur në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Z.Beqa është Master i Shkencave Bujqësore dhe gjatë karrieres së tij profesionale ka ushtruar detyra të rëndësishme në sektorin publik, shoqërinë civile dhe në fushën e biznesit.
Ai është i martuar me Violetën dhe është baba i katër fëmijëve. 


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]