Home Mix Universiteti i Uashingtonit: Konsumimi i alkoolit është rrezik për të rinjtë pa asnjë përfitim!

Universiteti i Uashingtonit: Konsumimi i alkoolit është rrezik për të rinjtë pa asnjë përfitim!

by 05
0 comment

Konsumimi i alkoolit ka rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe nuk ka përfitime për të rinjtë, sipas një studimi nga Universiteti i Uashingtonit.

Megjithatë, mund të ketë përfitime për të moshuarit, në pirjen e një sasie të vogël.

Studimi zbuloi se pirja e më shumë se ekuivalenti i një birre në ditë mund të sjellë rrezik në shëndet, për meshkujt në veçanti. Burrat nën 40 vjeç nuk duhet të pinë më shumë se 38 mililitra alkool në ditë, ndërsa gratë në të njëjtën moshë nuk duhet të pinë më shumë se 100 mililitra – rreth një e katërta e një pije standarde, thanë studiuesit.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë. Të rinjtë nuk duhet të pinë, por të moshuarit mund të përfitojnë nga pirja në sasi të vogla”, tha autorja Emmanuela Gakidou, profesoreshë e shkencave të matjeve shëndetësore në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit.

Të moshuarit mund të shohin disa përfitime nga pirja e alkoolit, si kufizimi i rrezikut të sulmit në tru, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, raporton Huff Post, transmeton Klankosova.tv.

Për ata të moshës 40 deri në 64 vjeç, deri në dy pije standarde në ditë konsiderohej një nivel konsumi i sigurt. Për këdo në moshën 65 vjeç e lart, rreziqet shëndetësore u rritën pasi pinë pak më shumë se tre pije standarde në ditë.

Studimi është i pari që raporton rreziqet e alkoolit sipas rajonit gjeografik, moshës, gjinisë dhe vitit.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]