Home Rajon & Botë Ugandë, 46 persona humbin jetën nga uria

Ugandë, 46 persona humbin jetën nga uria

by 05
0 comment

Në Ugandë, një nga vendet e Afrikës Lindore, 46 persona kanë humbur jetën nga uria si pasojë e thatësirës që vazhdon prej muajsh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deputetja e rajonit Karamoja, Faith Nakut, në një deklaratë për gazetarët theksoi se njerëzit po hanë bar për të mbijetuar për shkak të thatësirës që vazhdon prej muajsh në rajon.

Sipas saj, njerëzit në rajon kanë humbur jetën për shkak se nuk kanë ushqime. “Për shkak të urisë që ka shkatërruar nënrajonin e Karamojës, deri më 8 korrik kanë humbur jetën 46 persona”, tha Nakut.

Nakut bëri të ditur se zyrtarët kanë përdorur pagat e tyre për të blerë ushqime për familjet më të prekura, teksa prisnin që qeveria të përgjigjej për këtë situatë.

Së fundmi Nakut i bëri thirrje botës për ndihmë para se të rritet numri i të vdekurve.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]