Home FerizajEkonomi U ndanë 10 milionë euro për ndërtimin e tij, Spitali i Ferizajt vazhdon të lihet ‘në mëshirën e fatit”

U ndanë 10 milionë euro për ndërtimin e tij, Spitali i Ferizajt vazhdon të lihet ‘në mëshirën e fatit”

by 05
0 comment

Spitali i ri regjional i Ferizajt ishte planifikuar të përfundohej në vitin 2021. Por, edhe pse një vit pas, ky objekt nuk është as afër përfundimit, madje punimet janë ndërprerë që nga viti i kaluar.

Insajderi

Tenderi i parë për ndërtimin e këtij spitali ishte hapur në qershor të vitit 2016, ndërsa dy muaj pas ishte anuluar. Në nëntor të po atij viti, tenderin e kishte fituar një kompani, por ishte anuluar në shkurt të vitit 2017.

Për të nënshkruar kontratën për këtë projekt, u deshtë të vijë 25 janari të vitit 2018.  Ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili e kishte nënshkruar kontratën për të filluar punimet për ndërtimin e spitalit të Ferizajt.

Për këtë projekt ishin ndarë rreth 10 milionë euro dhe planifikohej që punimet të finalizoheshin në vitin 2021.

Megjithatë në vitin 2021, atë kohë ministri nga radhët e Vetëvendosjes, Arben Vitia, kishte thënë se për shkak të parregullsive të krijuara nga kompania kontraktuese, lënda për spitalin e Ferizajt ishte dërguar në prokurori.

Për lënien në gjysmë të këtij projekti dhe se a pritet të fillojnë punimet së shpejti, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga dikasteri i Shëndetësisë kanë thënë se kontrata është ndërprerë sepse punëkryesi ka dështuar ta realizojë projektin sipas kontratës.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se kanë pranuar raportin e vlerësimit nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës dhe janë duke e trajtuar çështjen për të parë si të vazhdohet më tej.

Ju informojmë se Kontrata është ndërpre si pasoj e dështimit nga punëkryesi për realizimin e kontratës (sipas projektit bazik). Me datë 08/03/2022, në mes te MSh dhe UP është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi që Fakulteti Teknik te bën Kolaudimin e punimeve te realizuara në terren. Raporti i Fakulteti Teknik nga MSh është pranuar me datën 18.10.2022 dhe aktualisht  është duke u trajtuar për te ndërmarrë hapat e mëtutjeshme”, thuhet në përgjigje të MSh.

Ndërsa, nga Komuna e Ferizajt kanë thënë për Insajderin se nuk janë informuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërprerjen e punimeve, por, treguan se i kishte ndikuar kjo ministri në ndaljen e punimeve.

MSH-ja pat formua një komision për riorganizimin e brendshëm të objektit (të gjitha sallat e operacionit të bëheshin në një kat) por komisionin nuk e ka mbledhur për punë më shumë se një vit e gjysmë. Në këtë mënyrë është krijuar alibia për operatorin ekonomik për të mos punuar. Në anën tjetër, poashtu, është krijuar hapësira që operatori ekonomik të kërkojë ndryshimin e projektit detal dhe paramasës që në çmim të reflektojë mbi 50% më shumë se sa çmimi i kontraktuar. Kjo është joligjore sepse ndryshimi i kontratës është i lejuar vetëm deri në masën e 10% të vlerës së kontraktuar“, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci.

Marevci tha se ritenderimi është rruga e vetme për të vazhduar tutje.

Nga koha e ndërprerjes e deri tash është bërë zvarritje shumë e madhe për ritenderim që është rruga e vetme që duhet vazhduar. Procesi gjyqësor eventual në mes OE dhe MSH-së nuk është arsye për mosvazhdimin e procedurave të reja për ritenderim. Kusht për procedura të reja është prerja e punëve të realizuara nga OE në raport me obligimet që kanë dalur nga kontrata e mëhershme”, tha Marevci.

Komuna e Ferizajt është kundër që Fakulteti Teknik të bëjë analizën e punimeve.

Nuk mendojmë se është ligjore sepse fakulteti teknik nuk ka mekanizëm për këtë çështje. Një gjë të tillë është dashur ta bëjë menaxheri i kontratës bashkë me një komision të MSH-së ose përmes një kompanie të re të kontraktuar nga MSH-ja“, ka deklaruar Marevci për Insajderin./insajderi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]