Home Ferizaj Tmerroi gruan e tij me dhunë e kërcënime, ky është burri nga Ferizaj që përfundoi në ndalim policor

Tmerroi gruan e tij me dhunë e kërcënime, ky është burri nga Ferizaj që përfundoi në ndalim policor

by 05
0 comment

Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Ferizaj ka raportuar mbrëmë Gazeta Sinjali. Këtë herë viktimë ishte një grua 35-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të frikës nga bashkëshorti. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është S.I., i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Por si ndodhi rasti dhe cilat janë detajet?

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në mëngjes, kur burri dyshohet se e ka kërcënuar gruan e tij duke i thënë se do e mbysë me rrip dhe do e gjuajë nga ballkoni i shtëpisë. I njëjti e ka paralajmëruar viktimën që nëse lajmëron Policinë, të bëjë gati qefinin (material me të cilin mbështillen kufomat).

E tronditur nga ajo situatë, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer se si vazhdimisht bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, 

Ndonëse e kërcënuar e me frikë të madhe, denoncimi i saj u bë ‘sebep’ që i dyshuari të arrestohet. Ai u shoqërua në stacion policor ditën e raportimit të rastit, ku ka mohuar të ketë pasur probleme me bashkëshorten dhe vetëm ka qortuar vajzën e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]