Home Ferizaj Të rinjtë në Kaçanik kapen në flagrancë me narkotikë, e zbulojnë se drogën e kanë blerë në Ferizaj

Të rinjtë në Kaçanik kapen në flagrancë me narkotikë, e zbulojnë se drogën e kanë blerë në Ferizaj

by 05
0 comment

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Ismajl Raka’ në Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Me rastin e kontrollit policor, te dy persona, të moshave të reja, zyrtarët policorë kanë gjetur sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit drogës, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar për veprën me të cilën ngarkohen, me ç’rast e kanë zbuluar para zyrtarëve policorë se ku e kanë blerë drogën.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim dhe shitblerje të narkotikëve dhe dorëzimin e kallëzimit penal ndaj të dyshuarve brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]