Home Lajme Të dielën VV zgjedh krerët e qendrave 100% jo konservator, pro l g b t i!

Të dielën VV zgjedh krerët e qendrave 100% jo konservator, pro l g b t i!

by 05
0 comment

E diela e kësaj fundjave (25 shtator) përmbyllë procesin e rëndësishëm të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ka njoftuar Lëviza Vetëvendosje.

Ky proces është shoqëruar me përçarje të thellë siç kanë raportuar mediat në Kosovë.

Cili është qëndrimi juaj për Projekt-Kodin Civil?” – është pyetja që raportohet se po u është parashtruar kandidatëve për kryetarë qendrash të Lëvizjes Vetëvendosje. Nënpyetja është nëse pranohen ose jo bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë, për t’i hapur derën martesave të seksit të njëjtë në të ardhmen.

Kjo është konfirmuar edhe nga z. Beni Kizolli, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, por edhe nga Shkëlzen Bislimi, kandidat për kryetar të Qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Ky i fundit, madje nuk ngurroi ta etiketonte subjektin në të cilin bënte pjesë edhe si organizatë islamofobësh.

“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – ka thënë z. Bislimi.

Shembullin e z. Bislimi e ndoqi edhe aktivisti tjetër nga kjo komunë, Fadil Spahiu që përmendi fushatë denigrimesh në partinë e tij.

Nacionale ka raportuar se nga gara është eliminuar edhe Valon Ramadani në Ferizaj, Ramadan Beshiri në Ferizaj dhe Bedri Maqastena në Podujevë.

Por, bashkëjetesat e seksit të njëjtë megjithatë duket të mos jenë arsyeja reale prapa këtyre eliminimeve politike.

Pretendohet më tej që në këto “spastrime politike” janë të përfshirë direkt Albin Kurti, zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe një aktiviste me emrin Dejona Mihali.

Sipas burimeve, në eliminimet që kanë ndodhur të paktën në Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Prizren, Viti dhe Podujevë janë favorizuar ata që njihen si “krahët e Besnik Bislimit dhe Dejona Mihalit”. Të gjithë me pretekstin se nuk kanë mbështetur Projekt-Kodin Civil që hap derën për bashkëjetesat mes seksit të njëjtë.

Për ta mbështetur pretendimin e tij, burimi nga Vetëvendosje përmend edhe një rast konkret.

Krejt është bllof Kodi Civil, sepse kandidati nga Obiliqi, Halil Thaçi, ka votuar kundër Kodit por ai është lejuar në garë, ndërsa të tjerët nuk janë lejuar,”, theksoi burimi.

Krejt zërat kundërshtues po eliminohen në VV, në emër të islamit e në emër të ideologjisë, ndërsa (harrohet) që ne ministrin e Financave (Hekuran Muratin) e kemi të djathtë.” – shtoi ai.

Pavarësisht raportimeve, ikjeve, largimeve dhe njohës së thellë të problemeve nga publiku VV ka ftuar të gjithë anëtarët e saj të votoj kandidatët e përzgjedhur të grupit të Prishtinës për qendrat e saj në qytetet e Kosovës.

Ju ftojmë që bashkë e në numër sa më të madh, përmes parimit një anëtarë-një votë, të merrni pjesë në këto zgjedhje ku votohet në 43 qendra për Kryetar të LVV, për Kryetare të GVV dhe Kryetar të RVV në nivel të përgjithshëm dhe në 26 qendra edhe për organet e njëjta në nivel të qendrës.

Të dashur anëtarë, para nisjes për votim sigurohuni që ta keni me vete kartelën e anëtarësisë ose letërnjoftimin. Në faqen e Qendrës tuaj gjeni vendvotimin.

Ju priftë e mbara! Thuhet në njoftimin e VV-së.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]