Home Ferizaj Suspendohet nga puna Komandanti në Ferizaj, kjo është arsyeja që çoi në këtë vendim 

Suspendohet nga puna Komandanti në Ferizaj, kjo është arsyeja që çoi në këtë vendim 

by 05
0 comment

Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Kapiten Brahim Shatrolli, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është suspenduar nga detyra.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline, të cilat tregojnë se i njëjti është suspenduar për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ai dyshohet se ka bërë dallavere për një tiketë komunikacioni, bashkë me rreshterin, Muhadin Hajdini dhe zyrtarin policor, Përparim Siriniqi.

Ata po dyshohen se kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe pesë pikë negative.

Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Kapiten Brahim Shatrolli ishte emëruar në këtë detyrë para pak muajsh./Indeksonline/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]