Home Lajme Subvencioni i Qeverisë ndal shtrenjtimin e rrymës

Subvencioni i Qeverisë ndal shtrenjtimin e rrymës

by 05
0 comment

Pas ndarjes së gjysmës së subvencionit nga Qeveria e Kosovës për sektorin e energjisë gati gjashtë muaj pas zotimit, Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur që nuk do ta shqyrtojë kërkesën e Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, për shtrenjtimin e rrymës.

“Kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal” – thuhet në përgjigjen e ZRrE-së ndaj kërkesës së KESCO-s për rritje të çmimit të rrymës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e mjeteve për të tejkaluar krizën energjetike kanë neutralizuar ndikimin në tejkalimin e kostove të furnizimit me energji elektrike për qytetarët.

“ZRRE konstaton që vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/94 të datës 24.08.2022, ka neutralizuar ndikimin në tejkalimin e kostove të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e rregulluar ashtu siç janë përcaktuar me Vendimin e ZRRE-së, të datës 07.02.2022 dhe të datës 08.02.2022, dhe njëherit kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejt të Shërbimit Universal”, thuhet në përgjigjen e ZRrE ndaj KESCO-s.

Në fillim të muajit gusht, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO ka kërkuar shtrenjtimin e rrymës. KESCO kishte dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë propozimin për tarifat e reja të energjisë elektrike. KESCO kishte propozuar dyfishim të çmimit të energjisë.

Që nga 15 gushti, Kosova është duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]