Home Lajme  Stuhi të forta në Kosovë: Këto zonat priten të goditen

 Stuhi të forta në Kosovë: Këto zonat priten të goditen

by 05
0 comment

Sipas parashikimeve të fundit, duket se stuhitë janë fuqizuar edhe më shumë në krahasim me parashikimet paraprake.

Në orët vijuese pritet gradualisht të ketë zhvillime të vranësirave, fillimisht duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike përreth zonave malore, por duke mos përjashtuar edhe ndonjë zonë të ulët.

Vonë pasdite, e sidomos në orët e mbrëmjes, pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër, shkarkesa rrufesh dhe në momente të caktuara erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h, me ç’rast mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.

Në hartë është paraqitur sasia reshjeve në “mm” brenda një (1) ore duke i’u referuar shiritit të poshtëm me ngjyra.

Parashikimi në hartë është nga ora 18:00-0:00, ku më së shumti të reshura parashihet të ketë zona veriperëndimore, veriore dhe ajo verilindore. Normalisht, gjatë kohës me stuhi mund të preken edhe disa zona të cilat nuk paraqiten në hartë, pasiqë është paksa e vështirë të definohet me precizitet, përderisa i kemi edhe disa orë përpara deri në ardhjen e frontit si dhe gjithashtu më vonë arrijnë përditësimet e reja, me ç’rast reshjet mund të ndryshojnë nga vendi në vend.

Sa i përket ditës së Dielë, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten kohë pas kohe rrebeshe shiu të karakterit lokal, duke filluar që nga orët e hershme të mëgjesit, ku nuk përjashtohet mundësia edhe për disa shkarkesa elektrike. Po ashtu, do të jetë më freskët për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore.

Temperaturat maksimale do të luhaten prej 25 deri në 29°C.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet nga këto masa por moti do të karakterizohet kryesisht me diell, ku mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta, minimalet parashihen afër vlerës 10°C, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 30°C në rang vendi.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]