Home Mix Studimi: Mbretëresha e Britanisë pasardhëse e profetit Muhamed

Studimi: Mbretëresha e Britanisë pasardhëse e profetit Muhamed

by 05
0 comment

Historianët besojnë se Mbretëresha e Britanisë ishte pasardhësja e themeluesit të Islamit, pas studimit të pemës familjare për 43 breza. Pretendimet e tyre e bëjnë monarken britanike pasardhëse të profetit Muhamad. Ky zbulim fillimisht u publikua në vitin 1986 në studimin e John Burke për Fisnikët. Burke studionte fisin e familjes mbretërore.

Por këto pretendime kanë dalë në sipërfaqe kohët e fundi pasi një gazetë marokene në një artikull shkruante se linja e familjes mbretërore shkon deri tek Profeti Muhamed. Sipas gjetjeve të tyre, linja e gjakut të Elisabet II kryqëzohet me atë  të Kontit të Kembrixhit në shekullin e 14-të dhe përmes Spanjës mesjetare muslimane, shkon te vajza e profetit Fatimja. Pavarësisht se është e diskutueshme nga disa historianë, sërish mbështetën pretendimet e tyre, gjithashtu kjo teori është vërtetuar edhe nga Myftiu i madh i Egjiptit. “Rrjedhja direkte e familjes mbretërore nga profeti Muhamed  nuk mund të mbrojë gjithmonë familjen mbretërore nga terroristët islamë”, i shkruajti ai Thatcher. “Është pak e njohur nga britanikët që gjaku i profetit Muhamed rrjedh në venat e mbretëreshës.

Sidoqoftë të gjithë liderët myslimanë janë krenarë për këtë fakt.”  Studimi i Burke për fisnikët ishte i pari që bënte një lidhje të tillë midis Mbretëreshës dhe Profetit Muhamed. Sipas studimit, Mbretëresha ishte pasardhëse e një princeshe islame të quajtur Zaida, e cila u largua nga Sevilia përpara konvertimit në të krishterë. Zaida ishte gruaja e katërt e mbretit Al Mutamid ibn  të Seviljes. Ajo i dha  atij një djalë të quajtur Sanço, pasardhësi i të cilit u martua me Kontin e Kembrixhit në shekullin e 11. Por revista britanike “Spectator” vë në dukje origjinën e debatueshme të  Zaidës. Disa historianë besojnë se ajo ishte bija e një kalifi që pinte verë, i cili ishte vërtet pasardhës i Profetit. Të tjerë shprehen se ajo u martua brenda familjes së tij.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]