Home Ferizaj Sipas deputetit Basha ja pse spitali i Ferizajt ka mbetur sot gërmadhë?!

Sipas deputetit Basha ja pse spitali i Ferizajt ka mbetur sot gërmadhë?!

by 05
0 comment

Në seri reagimesh të ndërsjella nga deputet të parlamentit të Kosovës nga radhët e VV-së dhe qeverisë komunale të Ferizajt, sot përmes një statusi Dimal Basha ka dhënë sqarime që sipas tij pse spitali i Ferizajt ka mbetur një gërmadhë.

Ky është publikimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

📣Meqenëse e di që keni dëgju shumë zhurmë rreth spitalit të Ferizajt,këtu po e jap një shpjegim se pse spitali sot ka mbet gërmadhë! Mos pritoni m’i nda 5 minuta, sepse shumë ma shumë m’kanë shku duke e analizu e shkru, edhe për hir të transparencës, nuk mundem me bë më shkurt!

📌Janë 5 akterë që janë të përfshim në këtë katrahurë. Komuna e Ferizajt që ka qenë përgjegjës për përzgjedhjen e projektuesit dhe gjithashtu përgjegjëse për mbikëqyrjen e projektit. Akteri dytë ka qenë Ministria e Shëndetësisë, që ka qenë përgjegjëse për procedurat e prokurimit dhe fondet. I treti ka qenë operatori ekonomik “NNP Arbëria Com” që e ka fitu kontratën me ndërtu objektin. Dhe në fund janë projektuesi i projektit i përzgjedhur nga Komuna “Pro Art Ing,” dhe kompania përgjegjëse për revidimin e projektit, “Edi Design.”

▪️Në pika të shkurta, historia e këtij projekti shkon kështu.

📌Ministria me Komunën janë marrë vesh mes vete, ku Ministria i mbulon shpenzimet dhe procedurat e prokurimit, kurse Komuna zgjedh projektuesin e Spitalit dhe e mbykëqyr punën.

📌Kanë fillu procedurat, është bë projektimi nga kompania “Pro Art Ing” e përzgjedhur nga Komuna, dhe kanë fillu procedurat e prokurimit nga Ministria në vitin 2016, e tek në 2018 fitues i kontratës për ndërtimin e spitalit është shpall kompania NNP Arbëria Com me cmimin 10.2 milionë euro.

📌Pasi e ka e nënshkruan kontratën, kompania “NNP Arbëria Com” pa asnjë ankesë dhe me qasje në krejt dokumentacionin e projektit. E njejta kompani pastaj fillon duke u ankuar tek projektuesi i përzgjedhur nga Komuna, me ankesa se projekti është i cilësisë së dobët, se është në kundërshtim me paramasën, dhe gjithashtu duke thënë se nuk është paraparë armaturë e mjaftueshme për ta përfunduar projektin suksesshëm.

📌Pas kësaj, ministria fillon me ia plotësu dëshirat e kësaj kompanie duke i dhënë mjete shtesë. 200 mijë € i japin për shtesë të zhavorit dhe dheut, dhe 12,800 € për aditiv të betonit. Pas një ankese tjetër, ministria ia jep edhe 355 mijë € për armature shtesë. Prapë ankohet kompania duke kërku armature shtesë, dhe ministria e shpërblen edhe me 338 mijë €, për 400 mijë kg armaturë shtesë.

📌Pas krejt këtyre mjeteve që i merr, kompania “NNP Arbëria Com” refuzon m’i vazhdu punimet duke kërkuar mjete shtesë. Pra e kryen vetëm punimin e vrazhdë, sepse sipas ministrisë, kompania ka ofruar çmime të fryera për ndërtimin e vrazhdë por që kushton lirë, kurse çmime shumë të lira për pjesën e brendshme dhe finalizimin, ku normal ka qenë kostoja më e madhe. Pra, sipas ministrisë, kompania ka manipulu qëllimshëm ku i merr paret për ndërtimin e vrazhdë që e ka buxhetu me kosto të lartë dhe ku ka fitu shumë, kurse ankohet për pjesën tjetër finalizuese, sepse e ka buxhetu lirë dhe ka këqyr me marrë pare shtesë. Pra, ka refuzu me vazhdu pasi e ka përfundu ndërtimin e vrazhdë, edhe pasi ministria ia ka dhanë edhe diku 900 mijë € për dheun, zhavorin dhe armaturën shtesë.

📌Pas ankesave nga ministria, kompania kërkon edhe më shumë mjete shtesë dhe e zvarrit punën duke u anku në arsyetime si pandemia, moti i keq, festat zyrtare, mungesa e armatures etj. Për më tepër, kjo kompani thotë se i duhen edhe 5 milion € shtesë duke shtuar se NUK mundet me garantu që e kryen krejt punën, dhe bën një kërkesë shtesë që me pas të drejtë me kërku mjete shtesë. Kjo kompani ankohet se projektuesi që e ka zgjedh Komuna nuk i ka bërë llogaritjet si duhet dhe prandaj po i kushton më shumë, derisa projektuesi thotë se nuk ka lëshime serioze që me rritë cmimin deri në këtë masë.

📌Pas krejt kësaj sage, takohen ministria me kompaninë NNP Arbëria Com në korrik të 2021 për me pa nëse mund të gjejnë një zgjidhje, por kompania ndahet e pakënaqur dhe i dërgon ministrisë një letër ku kërkon “Zgjedhjen apo ndryshimin e kontratës,” edhe pse kishte dështuar në realizimin e projektit që ishte zotuar ta përfundoj me cmimin 10.2 milion euro, që vet e kishte nënshkruar pa asnjë vërejtje. Takohen prapë në gusht të 2021, por kompania vazhdon me insistu edhe në 5 milion € shtesë, e kjo sigurisht se nuk ka mundur të bëhet sepse ka qenë e kundërligjshme.

▪️Në fund, ministria vendos me shkëput kontratën dhe bën dy kërkesa dhe një kallëzim penal. Pra,

1. Ministria kërkon nga Fakulteti i Ndërtimtarisë pranë UP-së qëta bëjë kolaudimin e projektit, pra vlerësimin e punimeve. Ky vlerësim profesional ka filluar, dhe pas vlerësimit do të vendoset për padinë ndaj kompanisë për vonesat dhe dëmet e shkaktuara,

2. Ministria kërkon garancionin e kontratës në vlerë për 1 milion € (por që kompania ka refuzuar dhe për këtë ministriaështë ankuar në BQK),

3. Dhe në fund, ministria gjithashtu ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kompanisë NNP Arbëria Com për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.”

📌Për me përmbledh, këtu mund vimë në disa konstatime:

a) Parcela ku është spitali sot është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, dhe këtë paligjshmëri e faktojnë edhe 4 vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal,

b) Komplet procesi ka filluar në vitin 2013, por nga 2016 deri 2018 zgjatë procedura e prokurimit, kur edhe nënshkruhet,

c) Të involvuar në krejt procesin kanë qenë Komuna e Ferizajt me Ministrinë e Shëndetësisë, ku minister ka qenë Uran Ismajli,

d) Lëvizja VETËVENDOSJE asnjëherë nuk ka qenë në pushtet 2013-2018, që na bie në konstatim se është GËNJESHTËR e radhës pra nga opozita se ne e kemi ndalu projektin e spitalit,

e) Gënjeshtra tjetër se po i ndalojmë projektet prapë nuk qëndron, sepse në këto momente në buxhetin e shtetit janë edhe 4 milion euro të ndara për spitalin e Ferizajt, por për shkak të problemeve pra nuk munden të shpenzohen, dhe

f) Tani po presim vlerësimin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe pas këtij vlerësimi do të vazhdon ritenderimi për punimet e mbetura dhe mjete ka,

g) Kurse kompania “NNP Arbëria Com” do të paditet për dëmet dhe vonesat, kurse prokuroria pritet me kry punën e tyre sa i përket kallëzimit të dorëzuar nga ministri për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.”


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]