Home Ferizaj Shtylla elektrike bllokoi rreth një orë rrugën Ferizaj-Shtime, Lloshkobarja 15 orë pa rrymë!

Shtylla elektrike bllokoi rreth një orë rrugën Ferizaj-Shtime, Lloshkobarja 15 orë pa rrymë!

by 05
0 comment

Si pasojë e reshjeve të shiut, sot, rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrëzuar një shtyllë elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga.

Po ashtu, në rrugën ”Epopeja e Jezercit” (afër pishinës “Ujëvara”) janë rrëzuar dy drunjë dhe është bllokuar rruga.

Rreth këtyre dy rasteve janë njoftuar Drejtoria e  Emergjencave e Komunës, KEDS-i dhe zjarrfikësit, të cilat kanë reaguar menjëherë dhe në orën 19:45 këto dy rrugë janë liruar për qarkullim, por komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë si pasojë e kolonës së automjeteve, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]