Home Shtime ShTIME/ Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për femerët nga lëmi i blegtorisë

ShTIME/ Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për femerët nga lëmi i blegtorisë

by 05
0 comment

Sot, Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, bashkë me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Kastriot Shabani, shefen e Kabinetit, Edita Fazliu-Zeqiri si dhe zëdhënsen e Komunës, Yllka Fejzullahu, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit nga Organizata për Zhvillim Rural “Mëshqerra” me drejtuesen znj.Florentina Kida-Gërguri.

Ky projekt i përbashkët për fermerët nga lëmi i blegtorisë, financohet përmes donatorit “Elevages Sans Frontieres” nga Franca, me participim nga Komuna e Shtimes.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi, ka për qëllim dhënien e 100 krerë të dhive qumshtore, impute tjera bujqësore si dhe ndërtimin e një objekti që do të shërbejë si laktofrizë për mbajtjen dhe ruajtjen e qumshtit, për 10 fermerë që merren me blegtori.

Kohëzgjatja e projektit do të jetë 3 vite, me vlerë totale të investimit 83.000€, ku OZHR “Mëshqerra” do participoj me 72.29%, Komuna e Shtimes me 24.09% participim dhe fermerët përfitues me vetëm 3.62%.

Kryetari Aliu pasi ka falenderuar

drejtuesit e organizatës për bashkëpunimin, ka theksuar se “Do ta shtojmë angazhimin tonë në mbështetje të fermerëve, duke zhvilluar bujqësinë që mbetet aset i vlefshëm dhe me potencial për investim.”

+


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]