Home Shtime ShTIME/ Hajni futet në shtëpi, godet e lë pa vetëdije një femër në Davidovc

ShTIME/ Hajni futet në shtëpi, godet e lë pa vetëdije një femër në Davidovc

by 05
0 comment

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se në fshatin Davidovc të Shtimes ka ndodhë një vjedhje grabitqare.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima femër ishte në shtëpi kur dikush ka hyrë, e ka goditur dhe e ka lënë pa vetëdije, përcjell TV TEMA.

Hajni dyshohet se ka vjedhë 600 euro kurse rasti po hetohet e deri tani nuk ka të arrestuar.

Raporti i plotë i Policisë:

VJEDHJE GRABITQARE

Fsh. Davidovc, Shtime 09.11.2022 – 17:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije. Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]