Home Shtime ShTIME/ Dyshohet se sulmuan fizikisht një 25-vjeçar, arrestohen tre persona

ShTIME/ Dyshohet se sulmuan fizikisht një 25-vjeçar, arrestohen tre persona

by 05
0 comment

Tre persona janë arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar.

Sulmin ndaj viktimës dyshohet se e kanë shkaktuar tre persona, N.A, 44 vjeçar, A.A, 23 vjeçar dhe A.A, 21 vjeçar, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë rast, Policia ka thënë se një person, D.A, 25-vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike.

Viktima fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të dyshuarit fillimisht janë identifikuar e më pas janë arrestuar dje rreth orës 22:00. Tre personat e dyshuar më pas janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]