Home Shtërpcë ShTËRPCË/ Djali nga Brodi dyshohet se rrahu për vdekje babain

ShTËRPCË/ Djali nga Brodi dyshohet se rrahu për vdekje babain

by 05
0 comment

Një ngjarje mjaft e dhimbshme ka ndodhur mbrëmë në Brod të Shtërpcës, ku një burrë dyshohet se ka vdekur si pasojë e dhunës që ka përjetuar nga i biri. I ndjeri u dërgua në spital pa shenja jete, pasi fillimisht gruaja e tij e raportoi djalin e tyre për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se nëna e të dyshuarit, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi ka raportuar se ajo dhe burri janë sulmuar fizikisht nga djali.

Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku është konfirmuar vdekja e tij.

Ndërkohë, sipas informatave të para, edhe gruaja e viktimës, nëna e të dyshuarit, ndodhet në Emergjencë dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]