Home Shtërpcë SHTËRPCË/ Arrestohet një burrë për ngacmim të një gruaje përmes rrjeteve sociale

SHTËRPCË/ Arrestohet një burrë për ngacmim të një gruaje përmes rrjeteve sociale

by 05
0 comment

Një person në Shtërpcë është arrestuar nën dyshimin që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ka njoftuar PK.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar tri raste të ngacmimit, dy prej tyre përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa, javën e kaluar një person i moshës mbi 30-vjeçare nga një fshat i Istogut është arrestuar me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, mosha e të cilës është 9-vjeçare.

KALLXO.com mëson se ngacmimi kishte ndodhur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe viktima ishte ngacmuar gjatë orëve të natës.

Në një intervistë për KALLXO.com, babai i vajzës së mitur tregon se si e kishte raportuar rastin në polici. Ai bëri të ditur se në telefonin e vajzës kishte parë fjalë denigruese.

Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetit, një vajzë e re 11-vjeçare dyshohet se përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga disa persona.

Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona.

Ndërsa, gjashtë persona tjerë kanë përfunduar në pranga me 2 shtator. Ata po dyshohen për dhunim dhe trafikim të 11-vjeçares gjatë muajit qershor të këtij viti.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]