Home Mix Shkollat Islame në Britani renditen të parat!

Shkollat Islame në Britani renditen të parat!

by 05
0 comment

Për një kohë të gjatë shkollat më të mira në Britani të Madhe kanë qenë dhe ende janë ato katolike. Pra, në një vend me religjion dominues anglikan (protestant), shkollat katolike janë dominante me sukses.

Megjithatë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Viteve të fundit shkollat myslimane janë duke e marrë primatin. Në listën e 10 shkollave (të mesme) më të mirat në Britani, shpesh dalin katër shkolla të tilla myslimane.

Shkollat myslimane në Britani janë të reja. E para shkollë e këtillë është hapur nga ish rokeri i famshëm Jusuf Islam (Cat Stevens) në fillim të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar. Kishte rezistencë të madhe që të mos hapej kjo shkollë, por ligjdhënësi nuk mundi t’i ndalonte për shkak se shkolla të karakterit religjioz, siç ishin ato katolike, hebreje dhe protestante, ekzistonin.

Shkollat myslimane morën hov pasi që ato filloi t’i vizitonte dhe përkrahte Mbreti Charles III, atëherë Princi i Wales-it. Kriteret për regjistrim në këto shkolla janë strikte dhe pasi që janë private, janë të shtrenjta. Duhet theksuar se këto shkolla nuk janë kishtare apo medrese. Programi i tyre shkollor, edhepse përfshinë disa lëndë religjioze, është në pajtim me sistemin arsimor britanik.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]