Home FerizajArsim Shkolla e muzikës në Ferizaj pajiset me vegla muzikore

Shkolla e muzikës në Ferizaj pajiset me vegla muzikore

by 05
0 comment

Shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, është pasuruar me vegla muzikore, falë një donacioni nga Zvicra.

Këto instrumente muzikore, amerikania, e cila jeton në Zvicër, Julia Tompkins Wagner, i ka sjellë si donacion për shkollën e muzikës në Ferizaj, por edhe për atë në Prishtinë.

Ajo thotë se pas një vizite të bërë më herët e ka pa se shkollës së muzikës i duhen instrumente muzikore.
“Ne mbajmë koncerte edhe në Zvicër për mbledhur fonde për sigurimin instrumenteve dhe veprat e tjera . Në Zvicër kemi shumë miq që janë nga Ferizaj dhe e kam parë të nevojshme të sjellë instrumente. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme me i pa nxënësit dhe studentët duke i
shfrytëzuar instrumente të cila të cilat i kemi sjell me donatorët nga Zvicra dhe është shumë kënaqësi për mua”, deklaroi Julia Tompkins Wagner, donatore.
Ndërkaq, në shkollën e muzikës në Ferizaj thonë se ky donacion është shumë i mirëseardhur dhe se nxënësit po shërbehen me këto instrumente.
Bardhyl Abazi, drejtori i Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, në Ferizaj, theksoi se ndër vite donatorja nga Zvicra, një amerikane e cila jeton në Zvicër po ndihmon vazhdueshëm shkollën tonë me instrumente muzikore, ku, deri më sot, shkollën e muzikës e ka pajisur me
instrumente si: piano dhe instrumente frymore dhe të gjitha llojet e instrumenteve vijnë nga ajo donatore. “Ato instrumente i kanë plotësuar nevojat e shkollës po them dikur në shkollën e muzikës nuk kemi pasur pianon për klasë. Sot nuk kemi klasë për piano”, shtoi ai.

Nxënësit, por edhe studentë thonë se pos donacionit, ata përfitojnë edhe nga ligjëratat të cilat i dëgjojnë.

“Kjo është një gjë shumë e mirë që po ndodh dhe arrijmë të mësojmë shumë, përveç mësimeve që i kemi të përditshme, arrijmë që të mësojmë diçka nga tjetërkush, si p.sh. që është jashtë vendit tonë dhe ne mësojnë diçka që nuk kemi ditur dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha Orges Isufi,  nxënës i muzikës. 
“Është një ndijën shumë e veçantë që të jemi përsëri pasi që marrim ide të reja. Idetë neve na duhen shumë në rrugëtimin tonë të pianistit duke i marrë parasysh këto mësime kjo është një përvojë shumë e mirë për ne dhe ndijën e mire”, tha Adea Halili, studente.
Julia Tompkins Wagner, së bashku me kolegen e saj Janet Bouwmeester, kanë mbajtur edhe një koncert në piano dhe një trajnim me mësimdhënësit./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]