Home Ferizaj Shërbimit të zjarrfikësve në Ferizaj u shtohen 10 hidrantë të rinj /Video/

Shërbimit të zjarrfikësve në Ferizaj u shtohen 10 hidrantë të rinj /Video/

by 05
0 comment

Zjarrfikësve në komunën e Ferizajt u janë shtuar edhe 10 hidrantë të rinj, dhe me këtë rast janë plotësuar kapacitetet për intervenim në gjithë komunën.

Megjithatë zjarrfikësit tani kanë edhe një kërkesë, që është edhe premtim institucional, ndërtimi i një objekti të ri.

Shërbimi i  zjarrfikësve në Ferizaj në të ardhmen do ta ketë më të lehtë furnizimin me ujë për shuarjen e zjarrit, pasi që janë rregulluar edhe 10 hidrat të rinj.

Pos këtyre hidrantëve edhe 20 të tjerë do të jenë në dispozicion për intervenime të ndryshme, kanë bërë të ditur në Drejtorin e Shërbimeve Publike në Ferizaj

“Komuna e Ferizaj vazhdimësi është përkujdesur për shërbime ndaj shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit kryesisht me mjete pune dhe materiale të tjera të nevojshme për intervenime të nevojshme në zonat të caktuara  të qytetit dhe fshatrave. Komuna e Ferizaj dhe fshatrat është e mbulime në tersi me këta 30 hidrant në tërësi të vendosura edhe nga vitet e kaluara me qëllim të kryerjes shërbimeve më të shpejta dhe sa më të lehta në këtë rast në shërbim të qytetarëve dhe pasurisë së tyre”, tha për RTK Arben Halili Drejtor i Shërbime Publike dhe Emergjencës.

E në shërbim e zjarrfikësve than se rregullimi i këtyre hidrantëve ka qenë shumë i nevojshëm për një punë më efikase në intervenim

“Hidrantë janë më se të nevojshme për shërbimin e zjarrfikësve  sepse ne shërbehemi prej këtyre hidrantëve për shuarjen e zjarrit. Siç thamë edhe njëherë më se të nevojshme janë për ne të gjitha fshatrat e kanë nga një hidrant dhe ne që mos me ardhë  në bazë me mbush automjetin a mbushim automjetin aty ku është hidranti i caktuar edhe zjarrfikësve  ju lehtësohet puna”, shprehet Mujë Hajdini Zv. Komandantë i  zjarrfikësve në Ferizaj.

Po ashtu u bë e ditur se ditë më parë është mbajtur një takim ku është diskutuar për funksionalizimin e qendrës së thirrjeve dhe për ndërtimin e një objekti për zjarrfikësit./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]