Home Lajme Shërbeu 21 vjet në Policinë e Kosovës, togeri Besnik Leci jep dorëheqje shkaku i kushteve ekonomike

Shërbeu 21 vjet në Policinë e Kosovës, togeri Besnik Leci jep dorëheqje shkaku i kushteve ekonomike

by 05
0 comment

Togeri Besnik Leci,  pas 21 vjetëve në shërbim të qytetarëve, ai dha dorëheqje në mënyrë vullnetare nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e kumtoi lajmin duke potencuar faktin se këtë vendim e kishte marrë pasi ishte detyruar nga kushtet ekonomike.

“Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me marr një vendim të tillë.Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike”, ka shkruar Leci.

Leci po ashtu tha se paga e pamjaftueshme dhe mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, gjithashtu e kishin detyruar ta marr këtë vendim.

“Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”./Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]