Home Karrierë 5 shenja që tregojnë se nuk po ju vlerësojnë sa duhet në punë

5 shenja që tregojnë se nuk po ju vlerësojnë sa duhet në punë

by 05
0 comment

Të ndihesh i nënvlerësuar është zakonisht shkaku pse punonjësit krijojnë shkëputjen nga puna dhe s’kanë asnjë dëshirë për ta bërë atë si duhet. Gjithsesi para se të arrini në konkluzione të gabuara, duket të dini fillimisht çfarë do të thotë vlerë për ju, sepse perceptimi i këtij termi ndryshon nga njëri tek tjetri. Si ta kuptoni që nuk po ju vlerësojnë sa duhet në punën tuaj?

1. Ndihesh i padukshëm nëpër mbledhje sepse askush nuk e merr seriozisht mendimin tënd.

Kjo është një nga shenjat e hershme që tregon se pozicioni yt në atë vend pune, duhet diskutuar seriozisht. Të mos marrin parasysh idetë, shqetësimet apo mendimet e tua nëpër mbledhje tregojnë se nuk të vlerësojnë apo konsiderojnë aq sa ti mund ta meritosh. Rrjedhimisht i lë hapësirë edhe kolegëve për të të mos respektuar sa duhet.

2. Nuk të përfshijnë shumë as në punën që bëni

Që do të thotë se je i nënvlerësuar. Natyra njerëzore do të ndjejë ndërveprim, do të ndjejë që e dëgjojnë dhe po e vlerësojnë.

3. Je njeriu i parë që i drejtohen për punë të ndryshme zyre, por askush nuk flet për një promovim

Nëse ti vazhdon të bësh gjëra që s’i përkasin punës tënde dhe nuk merr në këmbim asgjë (jo vetëm monetare) atëherë kemi një problem. Nuk po të vlerësojnë dhe s’marrin parasysh nevojën tënde për rritje në karrierë. Mendoni cilat janë prioritetet tuaja dhe kërkoni çfarë mendoni se e meritoni në bazë të punës. Në të kundërt puna s’do t’ju japë më asnjë lloj kënaqësie. Flisni me zë të lartë për gjëra që ju besdisin dhe kërkoni të drejtat tuaja nëse i përmbushni si duhet detyrimet.

4. Po mikro-menaxhohesh

Nëse nuk keni autoritet atje, padyshim që do të mikro-menaxhoheni nga kolegë apo ato që janë sipër jush. Kjo është një shenjë e qartë e mungesës së vlerësimit. 

5. Punën e bën shumë mirë, por nuk po paguhesh

Paga është një tregues i rëndësishëm në lidhje me vlerësimin apo nënvlerësimin e punonjësit. Nëse rezultatet e tua janë pozitive dhe punët përfundohen të gjitha, rrjedhimisht rritjet duhet të jenë të padiskutueshme. Nëse paga është e njëjta dhe nuk përkon me rritjen profesionale, do të thotë se nuk ju vlerësojnë në atë vend pune.

Burimi: Huffington Post


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]