Home Lajme SHBA i kërkon Qeverisë së Kosovës ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave

SHBA i kërkon Qeverisë së Kosovës ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave

by 05
0 comment

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave për qytetarët që përdorin targa të automjeteve të cilat autoritetet kosovare po i cilësojnë ilegale.

Në një deklaratë të tij, ambasadori ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga fakti se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje” – thuhet në deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet që kanë zgjatur disa orë të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e targave të automjeteve që përdorin serbët e Kosovës, të cilat autoritetet kosovare po i cilësojnë ilegale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shqiptimi i gjobave për pronarët e veturave me targa të tilla do të nisë të martën nga ora 8:00 e mëngjesit.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]