Home Lajme Serbët lokal nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit

Serbët lokal nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit

by 05
0 comment

Qytetarët serb janë duke protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Për këtë protestë ka reaguar Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.

Vela ka shkruar në Twitter se serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.

“Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka theksuar se gjyqtarët, policët e prokurorët në veri, po përdoren si instrument politik për të destabilizuar dhe kundërshtuar integrimin në Kosovë. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]