Home Ferizaj “Saga” e një revoleje në Ferizaj: vjedhje, shitje e stërshitje

“Saga” e një revoleje në Ferizaj: vjedhje, shitje e stërshitje

by 05
0 comment

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dje në rajonin Ferizajt. Një persona e ka lënë veturën për ta pastruar në autolarje e më pas edhe për ta lënë në parking, derisa çelësat ia kishte lënë punëtorëve të parkingut.

Mirëpo përveç çelësave, pronari në veturë kishte lënë edhe një revole me 13 fishkë të kalibrit 9mm, për të cilën duket se njëri nga punëtorët përveç që ia kishte pastruar veturën, ia kishte “fshirë” edhe revolen.

Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24 orësh, thuhet se personi që kishte humbur revolen, ishte ankuar në Polici.

“Hetuesit policorë pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin  policor një të dyshuar, i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër, i mitur në shumë prej 400 €, i cili ka deklaruar se e ka shitur revolen”, thuhet në raportin e Policisë.

E kjo e fundit, ka identifikuar dhe arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri në shumë prej 500 eurosh dhe të njëjtën revole e ka shitur tek një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. 

E ky shtetasi i Maqedonisë, që ishte i treti që e ka blerë të njëjtën revole, ka deklaruar në polici se armen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit.

Revolja në fund është gjetur nga Policia, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari, derisa rasti dërgohet në procedurë të rregullt./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]