Home Ferizaj RTK vjen sonte me spektaklin e madh të boksit “The Show Must Go On” që mbahet në Ferizaj

RTK vjen sonte me spektaklin e madh të boksit “The Show Must Go On” që mbahet në Ferizaj

by 05
0 comment

Palestra e Sporteve ‘Bill Clinton’ sonte do të jetë arenë e ‘nxehtë’ boksi.

Boksierë të kalibrit botëror, do të zbresin në ringun e kësaj palestër që pritet të jetë i mbushur me tifozë e këtij sporti.

FIDE Sport Promotions me partner MD News dhe me partner medial RTK, sonte sjellin mbrëmjen e madhe të boksit në Ferizaj, ku do të performojnë boksierët tashmë të dëshmuar në ringun e boksit profesionist.

Organizatorët e këtij evenimenti të madh sportiv, kanë konfirmuar së tashmë gjithçka është gati për këtë ngjarje joshëse sportive, dhe e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Gjithsej do të zhvillohen tetë meçe në kategori të ndryshme në ngjarjen e parë të këtij formati që do të organizohet në vendin tonë.

Për menaxheren e FIDES Sport Promotion Nadine Rasch dhe pronarin e MD News Karsten Tolkamp “kjo pritet të jetë një mbrëmje e madhe dhe sprovë e vërtetë për Kosovën në organizime të tilla”.

Fokusi më i madh në mbrëmjen e sontme do të jetë te Elvis Hetemi që do të performoj për titullin BDB dhe Kosova International në kategorinë super të mesme, ndaj gjermanit Denis Altz.

Nga ana tjetër Fabiana Bytyqi është gati për ta mbrojtur titullin e botës WBC në Atom, ndaj meksikanes Elizabethe Lopez Cosrso. 26 vjeçarja me prejardhje nga Kosova që mbron ngjyrat e Çekisë, deri tani është e pamposhtur në 20 duele prej të cilave 19 fitore dhe një barazim.

Edhe Benjamin Gavazi, do të sfidohet për titullin BDB International në kategorinë gjysmë të rëndë ndaj gjermanit Andreas Masould

Ndërkohë nipi i legjendës Luan Krasniqi, Ardiani i cili ka debutuar me fitore në boksin profesionist në meçin e dytë në karrierën e tij në këtë disiplinë do të sfidohet nga hungarezi Attila Orso.

Ndërkaq, dje në Prishtinë janë bërë matjet zyrtare të boksierëve, dhe së tashmë gjithçka është gati për këtë turne të përmasave evropiane, e i cili do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]