Home FerizajEkonomi Rritja e çmimeve ndal punën e operatorëve ekonomik në Ferizaj, nënkryetari Lulzim Aliu kërkon reagim urgjent 

Rritja e çmimeve ndal punën e operatorëve ekonomik në Ferizaj, nënkryetari Lulzim Aliu kërkon reagim urgjent 

by 05
0 comment

Operatorët ekonomik në Ferizaj nuk po kryejnë shërbimet komunale të cilat i kanë  fituar përmes tendereve komunale.

Kjo po shkakton problem në kryerjen e shërbimeve të domosdoshme   të cilat nuk mund të kryhen pa operatorë ekonomik.

Këtë problem e ka paraqitur nënkryetari I Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili përmes  një postimi në faqen e tijë zyrtare ka kërkuar që të bëhet rishikimi I këtyre kontratave, që të mundësohet furnizimi  nga këta operatorë.

Nënkryetari Aliu ka shkruar se urgjent duhet të rishikohen të gjitha kontratat me operatorët ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve, deri sa nuk është bërë vonë

Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë.

“Të përmirësohen urgjentisht të gjitha kontratat me operatorë ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve.

Mbi 90% e kontratave nuk janë duke u realizuar.

Kompanitë më të fuqishme në vend i kanë liruar punëtorët dhe po punojnë me kapacitete shumë të zvogluara për t’i shpëtuar falimentimit.

Kompanitë e vogla janë edhe më keq.

Ndryshimi i kontratave është obligim ligjor dhe do të ishte shumë më pak i kushtueshëm në krahasim me anulimin e tyre.”

Kjo ishte kërkesa e parë që i kam bërë kryeministër Kurtit në takimin që e kemi realizuar në Prevallë para disa muajsh.

Në vend të tij u përgjigj ministri Murati i cili tha se ndoshta edhe do të mirren me këtë çështje.

Deri tash asnjë lëvizje nuk është parë.

Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë, ka shkruar Lulzim Aliu


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]