Home Kaçanik Rreth 200 persona dyshohet se u helmuan nga uji në Kaçanik

Rreth 200 persona dyshohet se u helmuan nga uji në Kaçanik

by 05
0 comment

Pas dyshimeve për helmim të disa qytetarëve, e ku, në fakt, kanë qenë më shumë se 200 persona nga disa fshatra të Kaçanikut që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kanë reaguar organet komunale. Qytetarët kanë kërkuar trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku të gjithë kishin simptoma të ngjashme si diarre dhe të vjella. Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare, në Kaçanik, dyshojnë në helmim të mundshëm nga uji i pijes.

Në emisionin ‘InfoPlus’, në RTK, në një lidhje të drejtpërdrejtë, ishte i ftuar Sinan Zeneli, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Ai foli për gjendjen e pacientëve dhe tregoi  për analizat e bëra lidhur më këto dyshime.

 “Që nga data 5  deri me sot, 7 korrik, numri i pacienteve që kanë kërkuar  shërbime shëndetësore  në QKMF  ka  shkuar në 300. Simptomat e tyre kanë qenë  vjellje, diarre, temperaturë, ethe, ngërçe , plogështi dhe mundim”, tha ai. “Ne kemi dyshuar se  mos është në pyetje ndonjë kontaminim i ujit, pasi që  kemi pasur pacientë nga fshatrat Piqec, Nikë , Rekë, Biqec dhe Doganaj. Ne, që nga data 5 korrik e kemi lajmëruar  dhe kemi bërë kërkesë zyrtare tek Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Ferizaj”, tha Zeneli për RTK.

“Ata kanë ardhur dhe i kanë  marrë mostrat e ujit, për të bërë analizat kimike dhe bakteriologjike. Analizat kanë dalë në rregull, por  gjatë ditës së nesërme do të presim  nga Instituti që të na dërgojë  raportin për analizën bakteriologjike  të mostrave të marra”, tha ai.

Lidhur me gjendjen e pacientëve dhe në 24 orët e fundit me këto simptoma, ai theksoi  se  ka pasur të tilla, por asnjë rast nuk është i hospitalizuar.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]