Home Ferizaj Rrahje mes të rinjve në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar e dy të arrestuar

Rrahje mes të rinjve në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar e dy të arrestuar

by 05
0 comment

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi dyshohen për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Sipas njoftimit, rreth orës 00:30 të mëngjesit të së premtes, Policia në Ferizaj kishte pranuar informacion se në fshatin Bibaj, saktësisht në restorantin “Hib Petrol” ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona, njëri 22-vjeçar me inicialet R.U dhe tjetri 24-vjeçar me inicialet Q.A, janë rrahur nga dy të dyshuar, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ndërsa, dy të lënduarit për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa i lënduari R.U për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj i kishte marrë veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur policët hetues, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

“Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre dhe sonte rreth orës 20:30 kanë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F.H (M.K) i moshës 21 vjeçar dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeçar”.

Të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i rëndë trupor”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]