Home Lajme Reagon Presidenca: Serbia po i detyron serbët e Kosovës të largohen nga institucionet

Reagon Presidenca: Serbia po i detyron serbët e Kosovës të largohen nga institucionet

by 05
0 comment

Lista serbe pas një takimi sot në Zveçan ka bërë të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

E dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim dha Goran Rakiq.

E pas kësaj kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani theksoi se Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Ajo gjithashtu tregon se Lista Serbe është ‘gllabëruar ‘ dhe trajtohet si një mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan Vela.

Pas zhvillimeve të sotme, në Twitter ka shkruar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Rrnoftë Kosova Republikë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, takimi i Listës serbe ka përfunduar vetëm gjysmë ore pasi ka nisur.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]