Home Ferizaj Rasti “Brezovica”, Gjykata aprovon kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të pronave të dy vëllezërve të Hashim Thaçit

Rasti “Brezovica”, Gjykata aprovon kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të pronave të dy vëllezërve të Hashim Thaçit

by 05
0 comment

Gjykata e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e përkohshëm të pronave në Brezovicë.

Ndër pronat e sekuestruara janë edhe ato të dy vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“Konfirmojmë se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Ferizajt ka lëshuar urdhrin për sekuestrim të përkohshëm të pronave në Parkun Kombëtar Sharri në Brezovicë”- ka thënë Zhuti.

Me rastin e marrjes së vendimit Gjykata ka arsyetuar se janë përmbushur kushtet për sekuestrimin e përkohshëm pasi objektet dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrimi i pronave, siç bëhet e ditur, është si rrjedhojë e veprave nën hetim në çështjen e të pandehurve Bratislav Nikoliq, Dimitrije Raiceciceviq, Rijad Hasani, Hajrush Ajvazi dhe Labinot Vitija, për shkak të dyshimit të veprave penale – keqpërdorimi i detyrës zyrtare; marrja dhe dhënia e ryshfetit dhe veprës penale – ushtrimi i ndikimit.

“Sendet dhe pasuria e sekuestruar përkohshme janë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e prokurorit të shtetit”- thuhet në vendim.

Kërkesa për sekuestrim të përkohshëm është aprovuar nga ana e gjykatësit të procedurës paraparake, Shaqë Curri.

Kundër këtij urdhri për sekuestrim mund të ushtrohet kundërshtim në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimit, drejtuar kolegjit shqyrtues të kësaj Gjykata.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, në muajin tetor ka filluar sekuestrimi i rreth 100 objekteve në rastin e njohur në publik si ‘Brezovica’.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës” – thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, ka bërë të ditur se sekuestrimi i objekteve po bëhet në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja ngre dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro mito nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]