Home Rajon & Botë Raporti i FED: Rriten shqetësimet për një recesion të mundshëm në SHBA

Raporti i FED: Rriten shqetësimet për një recesion të mundshëm në SHBA

by 05
0 comment

Rezervat Federale të SHBA-së (FED) në raportin e saj theksuan shqetësimet në rritje për një recesion të mundshëm të vend, sipas librit të saj Beige që u publikua të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aktiviteti ekonomik u rrit pak në përgjithësi në fund të majit dhe qershorit kurse pritjet ishin që rritja të mbetej e ngadaltë në muajt e ardhshëm, ku shumica shprehnin shqetësime për potencialin e një recesioni të mundshëm. Raportet e shpërndara të largimit nga puna, humbjeve ose ngrirjes së punësimeve janë shfaqur ndërsa thashethemet për një recesion të ardhshëm janë shtuar”, thuhet në raport.

Raporti vjen pasi inflacioni vjetor i konsumatorit në SHBA shkoi në 9.1 për qind në qershor, rritja më e madhe 12-mujore që nga nëntori 1981, sipas Departamentit të Punës.

Kjo e detyron FED-in të mbajë normat e interesit më lartë dhe më fort pasi Banka Qendrore tani pritet që më 27 korrik të bëjë një rritje të normës prej 100 pikë bazë, në vend të 75 pikëve.

“Duket se rritjet e normave të interesit ende nuk kanë zbehur dëshirën e askujt për të ndërtuar” në ndërtimin e banesave, vuri në dukje Beige Book.

Por, politika monetare agresive e FED-it gjithashtu rrit frikën e recesionit në ekonominë më të madhe në botë.

“Rritja e normave të interesit dhe pritshmëritë për një ngadalësim kanë eliminuar rritjen e kredive për pasuri të paluajtshme komerciale dhe linjat e kapitalit për shtëpi, ndërkohë që kreditimi i automjeteve dhe kreditë e tjera konsumatore shënuan rritje të lehtë”, thuhet në raport.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]