Home Ferizaj Qytetarja nga Ferizaj gjen një telefon celular në Prelez dhe e dorëzon në polici

Qytetarja nga Ferizaj gjen një telefon celular në Prelez dhe e dorëzon në polici

by 05
0 comment

Sot, rreth orës 10:50 një qytetare nga Ferizaj, Adelina Abdullahu e moshës 32 vjeçare, me punë të përkohshme në Zvicër, në fshatin Prelez të Muhaxherëve, në vendin e ndaljes për autobusë ka gjetur një telefon celular ‘’Iphone 8’’ .

Ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Lusim, pronarin/en e vërtetë të telefonit, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj çdo ditë, prej orës 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar atë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetaren për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të telefonit në stacionin e policisë. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]