Home Ferizaj FERIZAJ/ Qytetarët ankohen për zhurmën “në party” te Parku i Lirisë, 25 vjeçarit i gjendet marihuanë

FERIZAJ/ Qytetarët ankohen për zhurmën “në party” te Parku i Lirisë, 25 vjeçarit i gjendet marihuanë

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.

Tutje thuhet se Policia ka dalë tek “Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M., i moshës 25-vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas PK-së, atij i janë gjetur tricigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve.

Ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]