Home Lajme Qeveria vendos masa mbrojtëse për çmimet e produkteve të naftës /DOKUMENT/

Qeveria vendos masa mbrojtëse për çmimet e produkteve të naftës /DOKUMENT/

by 05
0 comment

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit të Ministrisë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Sipas ministrisë ky vendim është marrë për arsye se në shitjet me pakicë në Kosovë është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Sipas MINT ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe është në fuqi për 30 ditë.

Aktualisht, në tregun e Kosovës, një litër naftë kushton deri në 1.80 euro, kurse një litër benzinë deri në 1.50 euro.

Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës.

Tavani i çmimit të tyre ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) të jetë: për shitje me shumicë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]