Home Lajme Qeveria e Kosovës tregon temat e diskutuara sot në takimin e Brukselit

Qeveria e Kosovës tregon temat e diskutuara sot në takimin e Brukselit

by 05
0 comment

Qeveria e Kosovës është deklaruar për takimin e sotëm trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentit të Serbisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ky takim është dashur të mbahej më 19 korrik. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje” –  thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se sot kanë qenë dy tema në agjendë.

“E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim” – është thënë në njoftim.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se Kurti ka falënderuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, Borrell dhe Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sot nuk kemi arritur ende në një marrëveshje, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët u dakorduan që të vazhdojë procesi, ka ende kohë deri më 1 shtator, unë nuk dorëzohem, ne nuk dorëzohemi, neve na duhet të vazhdojmë bisedimet” – ka thënë ai.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve.

Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiqin.

Pas takimeve dypalëshe, Borrell tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të raporteve.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët” – shkroi Borrell në Twitter.

Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]