Home Lajme Pse amerikanët ndihmojnë Vuçiçin ndërsa ai mbjell rrëmujë në rajon?

Pse amerikanët ndihmojnë Vuçiçin ndërsa ai mbjell rrëmujë në rajon?

by 05
0 comment

Profesori i Fakultetit Filozofik në Beograd Nikola Samarxhiç është ndjerë i tronditur nga deklaratëa e Vladimir Gjukanoviçit, anëtar i shquar i Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiçit, i cili dje në profilin e tij në Twitter ka shkruar se “i duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkani”.

Ky mesazh u perceptua në rajon si një kërcënim i hapur i regjimit në Beograd për fqinjët e tij, sepse presidenti rus Vladimir Putin e përdori pikërisht këtë argument si justifikim për të sulmuar Ukrainën.

 “Kërcënimet si ky janë të destinuara për atë publik të homogjenizuar, pasi Serbia më 1 gusht do të përballet sërish me iluzionet e saj se Kosova është pjesë e Serbisë dhe Serbia është pjesë e Rusisë”, tha Samarxhiç.

Sipas tij, nëse Serbia do t’i sulmojë fqinjët e saj, kjo është një pyetje për diplomatët amerikanë “të cilët po e ndihmojnë Vuçiçin përderisa ai krijon rrëmujë në rajon”: William Montgomery, Richard Grenell, Cameron Munter…

“Ata janë aq të rëndësishëm për të sa të gjithë agjentët rusë së bashku. Nëse Beogradi do të sulmojë Prishtinën, si Moska Kievin, është kaq e paimagjinueshme, pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999,” vuri në dukje ai.

Referuar kastës udhëheqëse të Beogradit, Samarxhiç tha se “ata së bashku e lënë Serbinë dhe fqinjësinë pa perspektivë evropiane dhe euroatlantike dhe e kthejnë atë në një gjendje mendore të ngjashme me atë të fundit të viteve ‘80-të”. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]