Home FerizajArt & Kulturë Programi kryesor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Programi kryesor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

by 05
0 comment

Është publikuar programi i plotë i festivalit të Teatrove në Ferizaj i cili këtë vit shënon edicionin e 52-të me radhë.

Më 1 tetor luhet shfaqja “Memorandumi” nga Vaclav Havel me regji të Agon Myftarit dhe është prodhim i Teatrit ‘Adriana’. Dita e dytë e festivalit vazhdon me shfaqjen “Deni Deti i thellë i kaltër” më autor John Patrick Schanley dhen regji të Ana Bateva, shfaqja është prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu”.

“Ora e Vdekjes” luhet në ditën e tretë të festivalit me autore Ulpianë Maloku dhe Agnesa Mehanolli përderisa regjinë e shfaqjes e ka bërë Ilir Bokshi. Shfaqja është prodhim i Artpolis dhe Bokshi Thatre Company.

Shfaqja e Jeton Nezirajt “Babai dhe babai” e mban vazhdën e ngjarjeve të 3 tetorit në festival. Regjinë e shfaqjes e ka bërë Kushtrim Koliqi dhe është prodhim i ‘Integra-s’.

Tjetra shfaqje e cila pati bujë të madhe edhe në arenën ndërkombëtare është “The Handke Project” e cila merr pjesë në festival ditën e katërt të tij. Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia, me autor Jeton Nezirajn dhe regji të Blerta Nezirajt.

“Viganët” luhet ditën e pestë me dramaturg Visar Krushën dhe regji të Ilir Bokshit, ky projekt është prodhim i Teatrit të Gjilanit.

Dita e parafundit i takon shfaqjes “Mjekimi” nga Enda Wlash me regji të Qazmedin Nuredinit.

Krejt në fund vjen shfaqja “Koleksionisti i Syve” me autor Ag Apollonin e regji të Ben Apollonit. Shfaqja është prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Festivali i Teatrove në Ferizaj nisë më 1 tetor dhe mbyllet më 7 tetor.   


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]