Home Lajme Prishtina denoncon Beogradin te amerikanët: Satelit i Moskës!

Prishtina denoncon Beogradin te amerikanët: Satelit i Moskës!

by 05
0 comment

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, priti në Uashington Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Blinken theksoi partneritetin e përhershëm mes SHBA-së dhe Kosovës dhe falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe për pritjen bujare të qytetarëve të Afganistanit, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i fokusuar në njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Njohje reciproke

Në një prononcim për media, pas takimit me Blinken, Osmani tha se takimi ka qenë “i shkëlqyeshëm” dhe se është konfirmuar edhe një herë se “Kosova nuk ka aleat më të madh dhe më të mirë se SHBA-të”.

Presidentja e Kosovës tha se është folur edhe për forcimin e subjektivitetit të Kosovës në planin ndërkombëtar, nevojën që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, si dhe për “rolin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë”.

 Osmani tha në këtë takim se janë diskutuar në detaje disa nga marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, siç është ai energjetik, dhe shtoi se administrata amerikane e ka bërë të qartë se procesi i dialogut duhet të jetë i fokusuar në njohjen reciproke, “që është edhe konfirmohet sot gjatë këtij takimi”.

Roli i Rusisë në rajon

Sipas saj, një tjetër çështje e ngritur në takim është roli që Rusia luan në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes “satelitit të saj të Serbisë”.

“Sekretari Blinken, si dhe Presidenti Biden, e dinë shumë mirë këtë histori të synimeve ruse në rajonin tonë dhe në asnjë moment nuk e largojnë vëmendjen e tyre nga ajo që na kanë konfirmuar sot, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të ndalur këto tendenca destabilizuese. në rajonin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës Kurti tha se takimi me Sekretarin e Shtetit amerikan ishte “shumë i përzemërt”. Ai tha se kanë kërkuar nga Blinken që të shtohen investimet amerikane në Kosovë, si dhe të rritet shkëmbimi tregtar mes dy vendeve.

“Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit.

Në takim konfirmuam që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut”, shkroi Kurti. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]