Home Ferizaj Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda një jave

by 05
0 comment

Policia e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1,362 gjoba si pjesë e një aktiviteti për parandalim të aksidenteve.

Sipas një komunikate të policisë, nga data 17-23 tetor janë shqiptuar këto kundërvajtje:

“Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 375 gjoba, tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 19 gjoba, kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 5 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba, drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 36 gjoba, kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 26 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 33 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë , 198 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 61 gjoba, kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 602 gjoba dhe heqje e patentë shoferit, 25 shoferëve.

Ndërsa, janë raportuar 24 aksidente: Aksidente fatale 0, aksidente me lëndime 7 dhe aksidente me dëme materiale, 17.

Tutje, në njoftim potencohet se Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]