Home Lajme Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera për trup

Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera për trup

by 05
0 comment

Policët e Kosovës pritet që në të ardhmen të pajisen me sistemin e kamerave në trup.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, pas takimit që ushtruesi i detyrës së drejtorit, Fehmi Hoti, pati me Tamra Greig, drejtoreshë në Byronë amerikane për çështje të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL).

“Sot, më 16 shtator 2022, ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me stafin e lartë komandues pritën në takim znj. Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga znj. Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së”, thuhet në njoftimin për media.

“Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it z.Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera”.

Tutje, thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, “të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer”.

“Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”.

Ndryshe, paralajmërimi për kamera trupore të policëve është bërë qysh në vitin e kaluar. /Telegrafi/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]